LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ikona e modës/ Victoria Beckham rikthen modën e çizmeve të viteve ‘50

28 Qershor 2023, 12:59, Trending CNA

Ikona e modës/ Victoria Beckham rikthen modën e çizmeve të

Victoria Beckham riktheu çizmet e saj me majë të hapur në shfaqjen e modës të Jacquemus.

Victoria Beckham është konfirmuar edhe një herë si një ikonë e modës dhe për arsye të ndryshme.

Ndërsa stili i saj “Posh Spice” është ende një frymëzim sot, me kalimin e viteve këngëtarja e kthyer në stiliste ka vazhduar të japë mësime stili të ndryshme, duke mbetur një pikë referimi për modën.

Ylli ka rikthyer sërish në modë çizmet me majë të hapur.

Në parkun e “Château de Versailles”, ku Simon Porte Jacquemus prezantoi koleksionin e tij më të fundit “Le Chouchou”, David dhe Victoria Beckham ndoqën paradën nga varkat e bardha të ankoruara në liqen.

Beckham kishte veshur një fustan rozë, një zgjedhje ideale për ditët e fundit të qershori në Francë.

Por Beckham, e cila gjithmonë i jep përparësi stilit mbi komoditetin, në vend të një zgjedhjeje të dukshme si sandalet me rripa, veshi çizme të larta me majë të hapur./ CNA

 

Lajmet e fundit nga