LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me bazë rrushi/ Brad Pitt prezanton linjën e re të produkteve për lëkurën: Përbërësit 99% natyralë

21 Shtator 2022, 18:43, Trending CNA
Me bazë rrushi/ Brad Pitt prezanton linjën e re të produkteve
Brad Pitt

Brad Pitt ka lançuar një gamë të re produktesh për kujdesin e lëkurës, si për meshkujt ashtu edhe për femrat, të quajtur "Le Domaine".

Linja e yllit të “Bullet Train” përbëhet nga katër produkte që vijnë në shishe dhe kavanoza të riciklueshme, me çmime që variojnë nga 60 deri në 290 paund.

Sipas Le Domaine , produktet, përmbajnë një emulsion pastrues, dy lloje kremi dhe një serum dhe janë krijuar me 96 deri në 99 për qind përbërës natyralë.

Produktet Le Domaine prodhohen në Francë duke përdorur rrush nga Chateau Miraval, vreshti që Pitt bleu me ish-gruan e tij Angelina Jolie në 2012.

Shkencëtarët që punuan në gamën e kujdesit të lëkurës së Pitt u fokusuan në antioksidantët me bazë rrushi dhe zhvilluan një "molekulë ekskluzive" të quajtur GSM10 që është e pranishme në produkte.

Ajo që bie në sy është edhe ambalazhi që ka zgjedhur pë produketet, me kapakët në shishet e rimbushshme të Le Domaine të ricikluara nga fuçitë e vjetra të verës.

Pitt zbuloi gamën e tij të produkteve për kujdesin e lëkurës ekskluzivisht përmes US Vogue sitën e sotme.

Ai i tha për revistën se nuk do të kishte lançuar markën “nëse nuk do ta dinin se kishte diçka të vlefshme, diçka origjinale, diçka që funksiononte”./ CNA.al

Me bazë rrushi/ Brad Pitt prezanton linjën e re të produkteve

Lajmet e fundit nga