LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet skandalin në Vetting/ Si janë shkarkuar gjyqtarët

11 Nëntor 2022, 11:21, Vetingu CNA

Zbardhet skandalin në Vetting/ Si janë shkarkuar gjyqtarët

Përsëritet historia me drejtësinë për Etleda Çiften. Ashtu si në shkallën e parë të GJKKO, ku në trupën gjykuese ishte Erion Bani, i cili është hetuar në Vetting nga Çiftja, edhe në Apel, është një tjetër gjyqtar i hetuar në rivlerësim nga e njëjta.

Ai është gjyqtari Dhimitër Lara, i cili është dorëhequr nga trupa gjykuese në seancën e sotme.

Kallëzuesi i komisioneres së Vettingut, avokat Ndue Pjetra ka lëshuar akuza ndaj Vettingut.

Ai ka thënë se kanë hequr gjyqtarët nga veriu dhe kanë lënë ata nga jugu, pasi këta lëkunden dhe binden.

“Duke qenë se as prokuroria as gjykata nuk na pranuan si pjesë të procesit, bëmë ankim në Gjykatën e Apelit dhe vendosi të na thërrasë. U kërkua qëndrimi i palëve, jemi në kushtet që jemi kallëzuesi dhe viktima. Pra Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka asnjë vlerë, e vetmja vlerë që ka është që në momentin që të ndërpritet energjia apo të mos ketë as ujë për t'u larë, i shërben me fshi b*thën me të.

Janë hequr të gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe kanë lënë këta që lëkunden. Pra, kanë hequr të gjithë pjesën veriore të Shqipërisë dhe kanë lënë ata të jugut që u binden urdhrave. Tani gjyqtari Lara dhe dorëheqjen dhe do të jemi sërish këtu më datë 2 dhjetor. Ne do të vazhdojmë derisa të shprehet gjykata. Janë shkelur të gjitha procedurat dhe çështja duhet të kthehet në gjykatën e shkallës së parë. Këta gjyqtarë janë ata që të dënojnë dhe po të njëjtët që të lirojnë”, ka thënë avokati Pjetra,/CNA.al

Lajmet e fundit nga