LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djali i ish-gjyqtarit të Kushtetueses nuk do të largohet nga akuza/ KPK jep vendimin

14 Tetor 2022, 10:11, Vetingu CNA

Djali i ish-gjyqtarit të Kushtetueses nuk do të largohet nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, prokurorin e Tiranës, Erjon Imeraj.

Vendimi është dhënë mëngjesin e sotëm për djalin e ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Besnik Imeraj.

Procesi i vetingut për prokurorin Erjon Imeraj u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma.

Sipas Komisionit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI ka dorëzuar raport pozitiv për Imerajn.

Djali i ish-gjyqtarit të Kushtetueses nuk do të largohet nga

Relatori Roland Ilia ka sqaruar se kur subjekti është pyetur për ndryshimet familjare, ai ka shpjeguar se për periudhën 2012 kur ka filluar detyrën deri në vitin 2019 ka jetuar me prindërit dhe motrën.

Nga relatimi u kuptua që babai i subjektit të rivlerësimit është ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, dhe për këtë arsye është administruar edhe dosja e hetimit administrativ të kryer në procesin e vetingut ndaj tij.

Besnik Imeraj u largua me dorëheqje nga sistemi i drejtësisë më 31 janar 2018 dhe KPK vendosi pushimin e procesit të rivlerësimit të tij, por një muaj më vonë e referoi çështjen në Prokurori për të vlerësuar nëse prej hetimit administrativ kishin dalë ose jo fakte që përbënin vepër penale.

SPAK-u kërkoi pushimin e hetimeve për 7 gjyqtarë, mes së cilëve edhe Besnik Imeraj, por kjo kërkesë u rrëzua Gjykata e Posaçme, e cila i riktheu aktet për hetime të mëtejshme në prokurori.

Në seancën dëgjimore të prokurorit Erjon Imeraj nuk u relatua asnjë problem lidhur me procesin e hetimit administrativ të kryer për babain e tij.

Erion Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2005 me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe. Pasi ka punuar për shtatë vjet si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, në vitin 2012 ai u emërua si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku e ushtron dhe aktualisht funksionin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga