LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Dritan Caka

23 Maj 2023, 12:07, Vetingu CNA

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Dritan Caka

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua në detyrë të martën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjatë seancës dëgjimore, Caka dha shpjegime për dy barra prove në kriterin e pasurisë dhe dy gjetje të tjera në aspektin profesional. Caka mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Caka u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

 

Lajmet e fundit nga