Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Mariola Mërtiri, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 7.12.2022, ora 9:30, nuk zhvillohet, pasi trupi gjykues ka vendosur të riçelë hetimin administrativ.
Ende nuk ka as datë dhe orë për seancën e radhës.
Emri i Mariola Mërtirit është i lidhur me inceneratorët.
Pasi njëri prej pronarëve të inceneratorëve dhe bashkëjetuesja e tij që janë në kërkim, janë familjarë të saj.
Bëhet fjalë për Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallen.
Në seancën e datës 5 dhjetor, para KPK–së, siç ka raportuar më herët "BIRN", prokurorja Mariola Mërtiri, kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljes, ka mohuar se kishte kontakte të papërshtatshme.
Ajo i tha KPK-së se njohjet e saj me kunatën kishin qenë të përcipta dhe lidheshin vetëm prej faktit se ajo ishte bashkëjetuese e vëllait të bashkëshortit të saj. Gjithashtu ajo ka mohuar se njihte Klodian Zoton dhe personat e tjerë të përmendur në aferë.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kishte paraqitur KPK-së gjetje në lidhje me kontakte të Mërtirit me një person të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik narkotikësh.
Sipas "BIRN", komisioneri Roland Ilia përmendi inicialet A.G. dhe V.Z. të personit në fjalë.
Ilia tha se Mërtiri nuk e kishte deklaruar këtë kontakt.
Sipas KPK, A.G., ishte personi që i kishte shitur Mërtirit dhe bashkëshortit të saj apartamentin në Fier për 4.5 milionë lekë në vitin 2011.
ONM kishte referuar po ashtu mbi lidhjet e subjektit me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Arenc Myrtezanin, dy të parët të shpallur në kërkim dhe i treti i arrestuar në atë që njihet si afera e inceneratorëve.
Raporti i ONM përfshinte edhe Mirel Mërtirin, kunat i subjektit, por KPK nuk i kishte kaluar barrë prove prokurores, duke qenë se SPAK nuk e kishte atë të pandehur në momentin e kalimit të barrës së provës./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurë...
Gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës, Arbër Çela, u përball të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga data 8 shkurt 2018 ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të enjten...
Prokurorja Mirela Kapo, e cila aktualisht shërben si k...
“Vettingu, do të pastrojë sistemin e drejtësinë. Më mirë d...
"67 dëshmitarë që të tregojë se ka punuar falas për ta". ...
Seancat dëgjimore që zhvillohen në Komisionin e Pavarur të...
Përsëritet historia me drejtësinë për Etleda Çiften. Ashtu...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të pafajshme ...
Grida Duma një ditë më parë bëri dramë në zyrat e kryesisë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të martën më 8 ...
Komisionerët e Vettingut, gjatë periudhës që po hetojnë gj...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit, ka raportuar sot para ...
Prokurori Olsi Dado, njëherësh shefi i Dekriminalizimit në...
Prej pesë vitesh po hetojnë gjyqtarë dhe prokurorë, por ve...
Zyrtarët e Vettingut, ndryshe mund të quhet edhe zyrtarë l...
ILD ka njoftuar sot se ka përfunduar hetimin disiplinor nd...
Fatmira Hajdari ka mbetur përfundimisht jashtë sistemit të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...