LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nisi punën me 924 mijë lekë, shkoi në Vetting me 13.4 milionë lekë/ Si e shtoi pasurinë prokurori Etien Kapo

18 Shtator 2022, 13:15, Vetingu CNA

Nisi punën me 924 mijë lekë, shkoi në Vetting me 13.4

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është me një anëtar më pak, pas shkarkimit të Ludovik Dodës nga Vettingu.

Prokurori i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Etien Kapo, është një nga kandidatët për të zëvendësuar Dodën.

Kujtojmë se Kapo e ka kaluar Vettingun, edhe pse ndaj tij qe dhënë një masë disiplinore.

Gjithashtu prokurori Etien Kapo është denoncuar në vitin 2016 nga Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, për shkak se kishte lënë të lirë një person të arrestuar me municione luftarake.

Prokurori Kapo me një CV të tillë profesionale, me masë displinore apo pjesë e listës së zezë të drejtësisë, siç e quante Saimir Tahiri më herët, ka edhe një pasuri që kap miliona lekë patundshmëri.

Si ka ndryshuar pasuria e prokurorit në vite

Nisi punën me 924 mijë lekë, shkoi në Vetting me 13.4

Prokurori Etien Kapo, fillimisht, pra në vitin 2003, deklaron një tokë, arë, me sipërfaqe 970 m2, një "Volkswagen", 4 900 000 lekë dhe një depozitë bankare 4 000 dollarë.

Pasuria e tij është shtuar në vitin 2007 me një apartament me sipërfaqe ndërtimi 147.52 m2 dhe me vlerë 85 764 euro.

Po në të njëjtin vit, bashkëshortja që punonte si oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krime të rënda dhe pedagoge në dy universitete private ka blerë një automjet "Opel", 4 500 euro.

Dy vite më pas, prokurori Etien Kapo Subje ka blerë një automjet që kushtonte 15 000 euro.

Ndërsa dy fëmijëve të tij, prokurori thotë se u ka hapur llogari babai i bashkëshortes si dhuratë në shumat 1 000 euro dhe 500 euro.

Në vitin 2016, subjekti deklaron një kredi bankare në vlerën 3,250,000 lekë të marrë nga babai.

Sipas përllogaritjeve të Open Spending Albania, në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Etien Kapo deklaronte pasuri me vlerë rreth 924 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 13.4 milionë lekëve.

Kapo deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 10.4 milionë lekë, automjete me vlerë 2 milionë lekë, kursime në cash prej 800 mijë lekësh si dhe likuiditete bankare prej 141 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.4 milionë lekë, nga të cilat 60% kanë si burim të ardhurat e subjektit nga paga dhe gati 40% nga të ardhurat e familjarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga