LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali Çiftja-Bani-“Unë votoj ta kalosh vettingun”/ “Ti më nxjerr të pafajshme në gjyq me SPAK-un”

18 Shtator 2022, 10:07, Vetingu CNA

Skandali Çiftja-Bani-“Unë votoj ta kalosh vettingun”/

Vendimi i gjyqtarit Erion Bani që shpalli të pafajshme komisioneren e Vettingut, Etleda Çiftja, ka ngjallur reagime.

Instituti i Studimeve Politike e konsideron si “kthim nderi” i gjyqtarit ndaj komisioneres Çiftja.

"Unë votoj ta kalosh vettingun dhe ti më nxjerr të pafajshme në gjyq me SPAK-un"! Një gjyqtar testohet në veting nga tre anëtarë dhe e kalon atë, njëra nga tre anëtarët akuzohet nga SPAK-u për veprat penale falsifikim dhe deklarim i rremë i pasurive, dhe gjyqtari gjykon personin që e votoi në veting!

Vetë subjekti sqaron se mund të jetë në konflikt interesi, por 'garanton' se marrëdhëniet me të pandehurën kanë qenë dhe janë ‘indiferente’”, thuhet në reagimin e ISP-së.

Sipas ISP-së, vendimi dhe detajet e vendimit janë pa rëndësi, të pritshme, por thelbi është se ky mbetet një tjetër rast tipik që tregon se standardet e drejtësisë së re janë e mbeten ende larg prishtimërive, premtimeve dhe nevojës për drejtësi funksionale, të besueshme dhe me integritet.

“Një rast tjetër në GJL, ku i njëjti gjyqtar gjykoi vetveten, pra vendimin e tij të dhënë në apel, nxjerr në pah edhe nevojën e praktikave të reja strikte kundër konfliktit të interesit dhe për standarde integriteti në institucionet e reja të drejtësisë & vetingut”, përfundon reagimin ISP./CNA.al

Skandali Çiftja-Bani-“Unë votoj ta kalosh vettingun”/

 

Lajmet e fundit nga