LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tender të marrësh”/ Gazetari denoncon skandalin e Vettingut

30 Tetor 2022, 12:05, Vetingu CNA

“Tender të marrësh”/ Gazetari denoncon skandalin e

Zyrtarët e Vettingut, ndryshe mund të quhet edhe zyrtarë luksi nga pagat që merret dhe përfitimet që ua jep posti.

Për ta luksi nuk njeh kufij pavarësisht se si e kanë bërë punën dhe se çfarë efekti kanë pasur në sistemin e drejtësisë.

Komisionerët e Vettingut, kanë hapur një tender për të blerë letra higjenike.

Pra qytetarët duhet të paguajnë që ata të mos vuajnë për letra higjenike.

Gazetari Arsen Rusta që e ka denoncuar këtë skandal, ju rikujton se është kohë krizë.

“Tender të marrësh” e quan Rusta, në një postim të rrjete sociale të cilin po e sjellim më poshtë.

“Tender të marrësh”/ Gazetari denoncon skandalin e

“Vettingu s’ka letra higjenike!

Unë? Popo: Vazhdoj të bëj pjesë tek ajo pjesë e shoqërisë e cila mendoi mendon se Vetting ishte diçka e duhur.

Disa vendime kanë qenë krejt të pavënd nga trupat KPK e KPA. Postulati thotë kur flet drejtësia duhet heshtur. Në fakt do ishte mirë JO.

Tani e di Kolltuku se vetting paska mbetur pa letër higjenike??? Po si mundet!!!

Shkaku asnjë firmë s’merr pjesë në tender.

Po shyqyr një gjë e mirë. Le të vuajnë pak.

Me kushtet që u kemi krijuar? Pagat që merrni? Automjetet zyrtare që i përdorni për vete e familjen!! S’ju mbet asgjë nga rroga ti bleni letrat higjenike me lekët tuaja?

Po është kohë lufte more amani! Kohë krize! Si mund ta faturoni tek populli këtë shpenzim që pasi i keni thyer besimin i kërkoni t'iu fshijë të ndenjurat.

Tender të marrësh”, shkruan Rusta./CNA.al

Lajmet e fundit nga