LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i Strasburgut/ Undo-Vetting

4 Tetor 2022, 11:40, Vetingu CNA

Vendimi i Strasburgut/ Undo-Vetting

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut sapo e ka konsideruar vendim të padrejtë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Besnik Cani.

Sipas GJEDNJ-së, në vendimin për gjyqtarin ka pasur shkelje të Konventës. Gjykata Europiane shton se prokurorit i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.

“Ankuesi (Besnik Cani) argumentoi, se një nga gjyqtarët e ulur në bankë, shtetasi Luan Daci kishte qenë i emëruar në kundërshtim me kërkesat statutore të përshtatshmërisë, pasi ai kishte qenë më parë i shkakruar si gjyqtar i gjykatës së rrethit. Gjykata vuri në dukje se procedurat e vettingut kishin patur pasoja të rënda për z. Cani pasi ai u shkarkua menjëherë dhe u ndalua përjetë për t’u rikthyer në një post prokurorial ose gjyqësor.

Vendimi i Strasburgut/ Undo-Vetting
Besnik Cani gjatë seancës në KPA

Ajo vlerësoi se forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e të drejtës së kërkuesit, do të ishte rihapja e këtyre procedurave dhe rishqyrtimi i çështjes në përputhje me kërkesat e nenit 6/1 të Konventës,” shkruhet në vendimin e Gjykatës.

Cani është prokurori i parë në Shqipëri që fiton gjyqin në Strasburg përballë vettingut.

Pas këtij vendimi, të gjitha rastet e ankimimeve për vendime të KPA në të cilat Luan Daci ka qenë pjesë e trupës gjykuese, trajtohen njësoj nga Gjykata e Strasburgut.

Ato vendime bëhen të pavlefshme.

Proceset duhet të rifillojnë nga e para.

Vendimin e plotë të GJEDNJ-së, mund ta gjeni këtu.CNA.al

Lajmet e fundit nga